|
U nis njani pėr udhė. E zuni nata e ra musafir nni
shpi. Thirri. Duel i zoti i konakut e pėrcoll e e shtini mrena. U ungjen
tdyt nod. I zoti i shpis nuk ja niske kurrfar muhabeti. Edhe musafiri nuk e
dike se qka po menon ai, e mos po e ka merzi kta si musafir. Pėr me e qel
tzotin e shpisė, e me kuptue se qka menon edhe qka asht, po ja nis muhabetin
pėr me nxjerrė fjalė. Tha: Kah kam ardhė
udhės, e kam pa njanin tuj livrue me dy kije qifta sikur molla. I zoti i shpis nuk foli. E kuptoi musafiri qi nuk asht
puntor. Masanej prap foli musafiri: Kah erdha udhės e takova njanin me nji pen kual me
kerr. Ish kan tuj shkue pėr udhė e qaq ishin kan thishėm kuajt e qaq
shkojshin mirė saqi ndryshe sban. Zemra mmet nta. Apet zoti i shpis nuk bani za. Apet musafiri e kuptoi
qi zoti i shpis nuk asht puntor qi punon me kual. Streti her musafiri i tha: E kam pa njanin sot
tuj gjuejt me zagarė. I kish dy zagarė tmirė qi zemra me tu rritė Apet zoti i shpis nuk bani za. Apet e kuptoi musafiri
qi nuk ashtė gjuetar. Nejti pak musafiri e foli prap: I kam pa dy gra tu
ni krue tuj la tesha saqi nuk ban me kan ma tmira. Ather i zoti i shpis u que edhe tha: Qfare ishin? Njana ish kan e
vogėl njana ish kan e madhe. Qfar teshash
kishin pasė? Njana kish pas
qeso njana qeso teshash e njana qeso teshash. Apet i zoti i ships e veti, pėr me e marr vesh a ishin
kan bash ato qi i ngjihke vet: A e kish pas njana
anterin e zezė? Po. Atherė musafiri e kuptoi qi i zoti i shpisė as nuk ish
puntor i tokės, as i kualve, as nuk ish i gjuetisė, po ish njeri qi i njekte
femnat.
|
|
|