|
LENE SE S'DUHET ME VAJTUE SHUM Ish
kanë dekë ni kojshi i hoxhës. E kish pas lanë ni grue edhe shum mall. Shkon
hoxha tu ajo grueja me ja shnoshë kryet se e kish pasë t’dekni t’ngatê. Ja
nisi e shoqja e t'deknit e po vajton edhe po e ngjeh mallin: More
njeri, kuj ja lê atin? Mue,
po thot hoxha. Kuj
ja lê takamin e odës? Mue,'
po thot hoxha. Kuj
ja lê çifllaqet? Mue
po thot hoxha. Kuj
ja lê armet? Mue,
po thot hoxha. Kshtu i ngjehi grueja tâna çka kish lanë burri. Dikur
ma s'mrami tha: Po tri gjaqet qi kie, kujt ja lê? – Le,
boll, tha hoxha se s'duhet m'e vajtue kaq shum.
|
|